11:59 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk do ta besoni se ku mund të transferohet Sergej Milinkovic-Savic këtë verë

Milani është duke u përgatitur që të ofrojë 107 milionë funte për yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic për ta mposhtur Manchester Unitedin, Chelsean dhe Juventusin për transferimin e mesfushorit.

Mediat në Itali shkruajnë se Milani do t’i ofrojë Lazios ofertë fillestare të huazimit në vlerë prej 35.6 milionë funtesh me opsionin e blerjes së 23-vjeçarin pas një viti duke kompletuar marrëveshjen edhe me shumën e dytë prej 71.2 milionë funtesh.

Nëse oferta pranohet, do të jetë një goditje fatale për Chelsean dhe Man Unitedin, dy klubet që e kanë sfiduar njëra-tjetrën së fundmi për reprezentuesin e Serbisë.

Image result for savic lazio

Sipas La Stampas, Rivali i Lazios, Juventusi mbetet gjithashtu i intereesuar, por ende nuk ka ofruar një ofertë të lartë aq sa të Milanit.

Milinkovic-Savic ka shijuar një kampanjë impresive për Lazion sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola në 35 paraqitje në kampionatin italian.

Në përgjithësi, ai ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve impresive në qendër të mesfushës./IndeksOnline/