Nuk do të ketë gjyqtarë italian për Llapin e Batatinës në Superligë!
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar që në tri javët e fundit të Superligës të referojnë gjyqtarë të huaj.
Ai nuk ka qenë aspak i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët vendorë.
Mediumet kosovare sot kanë raportuar që gjyqtarë italian do të vijnë në Kosovë për të referuar.
Por burime të Indeksonline afër FFK-së, bëjnë të ditur që italianët nuk janë në opsion sepse Federata ka marrëveshje vetëm me gjyqtarë nga Shqipëria dhe Malta.
Me këta të fundit nuk kanë qenë të kënaqur drejtuesit e gjyqtarëve në disa ndeshje që kishin referuar në edicionin e kaluar. /Indeksonline/