75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Nuk do të lejojmë që skenari i Beogradit të ndikojë në procesin e brendshëm zgjedhor”

Këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka komentuar deklaratën e presidentin serb, Aleksander Vuçiç, ku ky i fundit ka thënë se dëshiron të vij para zgjedhjeve në Kosovë.

Zyberaj këtë deklaratë e quajti provokim, teksa ka shtuar se nuk do të lejojnë që ky skenar i Beograd të ndikojë në procesin e  brendshëm zgjedhor.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dje votim të drejtë tek komuniteti serb. 
Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. 
Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën.