00:05 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nuk do t’iu besoni syve, 14 persona dalin nga një veturë e vogël

Jo rrallë herë vozitësit i thyejnë rregullat e komunikacionit, madje edhe atëherë kur rrezikohet jeta e njerëzve.

Kështu, një video po bën xhiron e botës në media, duket e pabesueshme por aty shihet se si 14 persona, mes tyre 10 fëmjë dalin nga një makinë e vogël.

Videoja është filmuar nga një 33-vjeçar, i cili pa këtë ngjarje të pazakontë nga dritarja e shtëpisë së mikut në Blackburn të Anglisë.

Dënimi për një veprim të tillë në Angli mund të shkojë deri në 500 sterlina.

Video është komentuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.