12:40 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk donte që t’i ftohej ushqimi i McDonald, rrezikon me shpejtësinë e veturës

Një shofer e pa shumë të rëndësishme të mos i ftohej ushqimi i McDonald, saqë shpejtoi makinën.

Sipas policisë, ai kishte deklaruar se ishte i shqetësuar se ushqimi i tij mund të ftohej kështu që assesi nuk hezitoi të shpejtonte.

Megjithatë, pasi u kontrolluan detajet e tij u konstatua se ai nuk ishte i siguruar, kështu që makina e llojit ‘VW Golf’ u konfiskua nga policia.

Një zëdhënës i policisë në Yorkshire tha se shoferi i auto mjetit rrezikoj jetën e të gjithëve me shpejtësinë e tepruar.

“Të gjitha vetëm sepse ai donte që ushqimi i McDonald mos të ftohet. Madje makina nuk ishte as e siguruar”, ka thënë ai./Indeksonline/