75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Nuk dorëzohet Roma e De Rossit, shënuan supergol në sekondat e fundit për ta fituar një pikë

Skuadra e Romës ka barazuar 2:2 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Ekipi vendas e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke shënuar qysh në minutën e 18’të me anë të Ranierit, shkruan Indeksonline

Futbollisti Aouar barazoi shifrat në pjesën e dytë, në minutën e 58’të për 1:1.

Por vendasit me anë të Mandragora shënuan për 2:1 dhe u mendua se ky do të ishte rezultati final i ndeshjes. Megjithatë Llorente shënoi një supergol në sekondat e fundit të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, Roma shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Fiorentina në vendin e 8-të me 43 pikë./Indeksonline/