75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

”Nuk dua para, por dua që Alves të shkojë në burg!”

“Unë nuk dua para, dua që ai të shkojë në burg”. Këto janë fjalët e vajzës 23-vjeçare që ka dërguar pas hekurave futbollistin brazilian, Dani Alves, me akuzën e sulmit seksual.

Ester Garcia Lopez, avokatja e të resë që akuzon futbollistin, kur e pyesin për klienten e saj, gjëja e parë për të cilën ajo flet është vendosmëria e palëkundur e vajzës për të marrë drejtësi:

“Asaj nuk i interesojnë paratë që mund t’i ofrojnë, ajo thjesht kërkon drejtësi. Spitali i ka caktuar një mjekim të plotë për të parandaluar çdo lloj sëmundje infektive dhe ngjitëse, sepse nuk është përdorur prezervativ, po merr edhe ilaçe për ankthin, sepse nuk fle më,” – përfundon avokatja.