Nuk duhet Ronaldo, Dybala kryen punë edhe për të
Juventusi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër mposhti Young Boys me rezultat 3-0, shkruan indeksonline.
Të tri golat në këtë ndeshje i shënoi Paolo Dybala (5’, 33’ dhe 69’).
Me këtë fitore, Juventus është e para në tabelë me gjashtë pikë tri më shumë se Manchesteri që sonte luan kundër Valencias. /IndeksOnline/