16:30 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

“Nuk duhet ta kishte veshur atë fustan”, stilisti e kritikon Kimin për paraqitjen në “Met Gala”

Bob Mackie, stilisti i fustani që Marilyn Monroe e veshi në vitin 1962 nuk ishte i lumtur që Kim Kardashian e veshi të njëjtin fustan në Met Gala.

Sipas tij, kjo nuk duhej të kishte ndodhur asnjëherë, transmeton Indeksonline.

Ishte një gabim i madh. Askush përvec Marilyn nuk duhet ta kishte veshur atë fustan. Prandaj, nuk e kuptoj sesi një numër i caktuar njerëzish i dhanë leje Kimit ta vishte”, tha ai.

Kardashian kishte sakrifikuar shumë për t’u përshtatur me numrin e fustanit. Ajo kishte humbur 7 kilogramë për tri javë.

Pasi eci në tapetin e kuq e shoqëruar nga i dashuri, Pete Davidson, Kim veshi një kopje të fustanit të Monroe, ndërsa pjesa origjinale u kthye menjëherë në muzeun ku ishte huazuar./Indeksonline/