11:00 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

“Nuk duhet të ktheheni kurrë te ish-i”, Ardian Bujupi merr shembull rastin e CR7

Intervistë e CR7 ka bërë “boom” të madh në media.

Ylli portugez tregoi sesi po ndihet i tradhtuar nga skuadra e Man United, duke filluar nga trajneri si dhe 2-3 persona të tjerë.

Për këtë deklaratë të tij, këngëtari kosovar Ardian Bujupi reagoi duke shkruar se ky është një shembull konkret se pse nuk duhet të ktheheni tek ish-i, pasi Ronaldo ishte larguar në vitin 2009 nga Man United dhe ishte rikthyer 2021.

“Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet të ktheheni tek ish-i juaj”, shkroi ai./Indeksonline/