75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 20 Mars 2025 / AR

“Nuk e bëj dot”, koha kur Valbona thoshte se nuk do të hynte në “Big Brother”

Si shumë figura publike edhe Valbona Mhilli kishte deklaruar më parë se nuk e paramendonte vetën në një format si “Big Brother”.

Madje, për “Bordo”-n kishte deklaruar se nuk e bënte dot një veprim të tillë për shkak se është e lidhur me familjen, shkruan Indeksonline.

Me kalimin e kohës duket se gjërat kanë ndryshuar. Ajo është bërë pjesë e këtij reality-show dhe sigurisht ndër emrat më të dashur për publikun.

Duket se këtë vendim e ka marrë papritur por sigurisht nuk do të pendohet, pasi fama e saj po rritet çdo ditë e më shumë./Indeksonline/