75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 03 Mars 2024 / G T

Nuk e beson dot askush, Haaland bën huqjen e sezonit ndaj Manchester Unitedit

Skuadra e Manchester Unitedit është duke fituar minimalisht 0:1 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra e Pep Guardiolas pati mundësinë e artë për të barazuar rezultatin, por Erling Haaland dështoi të shënonte, shkruan Indeksonline

Haaland gaboi nga afërsia për ta mposhtur portierin Onana dhe të gjithë në stadium ishin të shokuar.

Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje derbi në Premier League e shënoi sulmuesi anglez, Marcus Rashford../Indeksonline/