18:27 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nuk e bind Rahovecin, “vreshtarët” shkarkojnë trajnerin

KB Rahoveci ka njoftuar që ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Plantak.

Ky i fundit nuk ka përmbushur kërkesat e klubit duke mos treguar rezultatet e pritura nga investimet që janë bërë.

Këtë njoftim, “vreshtarët” e kanë bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare.

“Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit ka analizuar situatën e rezultateve të skuadrës në këtë fillim sezon, ndërsa ka konkluduar se paraqitjet e klubit tonë nuk kanë përmbushur pritjet përkundër investimeve qe janë bërë.

Në këtë situatë janë parë të domosdoshme ndryshime në shtabin teknik dhe për këtë arsye ka vendosur qe të shkëpus bashkëpunimin me trajnerin Neven Plantak.

Bordi i KB Rahoveci falenderon Plantakun për anagzhimin dhe punën e tij, ndërsa i dëshiron suksese në të ardhmen.

Bordi po ashtu së shpejti do të emëroi trajnenrin e ri për të vazhduar sukseshëm rrugëtimin tonë” – thuhej në postim./Indeksonline/