75 Mall Live Search
11:20 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk e blen De Gean, Real Madridi pranë blerjes të kroatit 201 centimetra të gjatë (Video)

Real Madridi e ka gjetur portierin që pritet ta rivalizoi vitin e ardhshëm Keylor Navasin në portë. Skuadra madrilene është fare pranë transferimit të portierit kroat, Karlo Letica.

Portieri 21 vjeçar është 201 centimetra i gjatë. Letica është nën kontratë me Hajdukun por që këtë edicion është i huazuar te skuadra e Rudes, aty ky po tregon klas të lartë.

Letica llogaritet si një nga portierët më perspektivë në futbollin evropian duke qenë tejet i shkathët pavarësisht gjatësisë së tij.

Vetëm 15 milionë euro mund t’i kushtoi Realit blerja e tij./Indeksonline/

Temat: