Nuk e dëshiron një punë normale, mbulon fytyrën me tatuazh
Kayleigh Peach ishte e shqetësuar se ajo do të ishte tepër e ndrojtur për të dalë dhe për të marrë punën e saj të ëndrrës si një artiste e tatuazheve.
Prandaj ajo bëri një përzgjedhje ekstreme në mënyrë që të sigurohej se nuk kishte zgjedhje tjetër.

Vajza bëri tatuazh në fytyrën e saj fjalën ‘Mallkim’ në mënyrë që të mos mund të fitonte një punë ‘normale’ por ta realizonte ëndrrën e saj.
Kayleigh, e cila jeton në Birmingham, bëri tatuazhin e parë në moshën 24 vjeçare.

“Unë bëra një tatuazh në fytyrë që të mos mund të fitoja një punë të zakonshme, por të bëja atë që gjithmonë kam dashur ta bëjë, kështu që e bëra tatuazhin që ta detyroja vetën për të ndjekur ëndrrën e një artiste të tatuazhave”, u shpreh ajo./Indeksonline/