‘Nuk e dija, tani e mora vesh’, habitet Klea kur mëson se çfarë ka bërë Elgiti në dasmë

Klea dhe Elgiti ishin të ftuar në “Me ler te flas” ku folën për dasmën e tyre madhështore dhe emocionet që përjetuan të dielën e kaluar.
Gjatë intervistës, Romeo zbuloi se Elgiti kishte harruar një detaj në dasmë dhe Klea nuk dinte asgjë.
Romeo: Le të flasim pak për këto detaje, organizimin. Nuk kishe fishekzjarre, të kujtohet?
Klea: Nuk e di. Po e kuptoj tani.
Romeo: Të shtunën e pyeta Elgitin: A kemi fishekzjarre? Jo tha ai.
Më pas Elgiti tha se kishte marrë një shok në telefon dhe e kishte zgjidhur menjëherë këtë detaj.