“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, Pochettino i shqetësuar nga lëndimi i Nkunku-s

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për media para ndeshjes së nesërme ndaj Fulhamit në Premier League.
Pochettino tregoi për gjendjen e sulmuesit francez, Christopher Nkunku, i cili është jashtë fushave pas një lëndimi, shkruan Indeksonline
“Jam pak i shqetësuar për Nkunku. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që jam i shqetësuar sepse ai ka dhejtë ditë që nuk po stërvitet. Ne po e shikojmë gjendjen e tij”, ka thënë Pochettino
26-vjeçari luajti vetëm tri ndeshje me Blutë e Londrës këtë sezon në Premier League dhe arriti të shënonte një gol./Indeksonline/