‘Nuk e dimë se sa janë bllokuar’ ekipeve të shpëtimit u vështirësohet në Mykolaiv

Qyteti i Mykolaivit në Ukrainë dje u sulmua nga një seri raketash.
Ekipet e emergjencës thonë se kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat në vend.
“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha për AFP një zyrtar i urgjencës.
Ai tha se “jo më pak se 200” ushtarë ishin duke fjetur në bazë kur raketat goditën të premten.
Një burim i ka thënë BBC-së se të paktën 57 persona po trajtoheshin në tre spitale të veçanta.
Qyteti është kyç për avancimin e Rusisë në perëndim dhe forcat ukrainase atje kanë bllokuar trupat që të lëvizin më tej përgjatë bregut të Detit të Zi.