Nuk e dinit, por ky personazh në serialin ‘Sulltanesha Kosem’ është shqiptare (Foto)
Seriali “Sulltanesha Kosem” që po transmetohet aktualisht në TV Klan është një nga serialet më të ndjekur turk dhe që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në seritë e para
Një nga personazhet më interesantë e në fakt arsyeja e takimit të Sulltan Ahmetit me Anastasian, është Sulltaneshë Safija. Me siguri nuk e dinit por ky personazh është shqiptare.
Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe. Sulltaneshë Safija lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13-vjeçare ajo u prezantua para Sulltanit nga Sulltanesha Husmah (mbesa e Sulltanit të madhërishëm).
Asaj iu vendos emri Safiye që do të thotë “e pastër” dhe u bë konkubinë e Sulltan Muratit. Në vitin 1566 Sulltaneshë Safija lindi Mehmetin 3, po në këtë vit vdiq edhe Sulltani i madhërishëm. Shqiptarja lindi 4 fëmijë me Sulltan Muratin.
Për disa vite Sulltaneshë Safija ishte e vetmja grua e Sulltanit. Mamaja e tij e këshilloi Sulltanit që për të mirën e Perandorisë të merrte edhe konkubina të tjera, por Sulltan Murati për disa vite zgjodhi të bëjë një marrëdhënie monogame vetëm me Sulltaneshë Safijen.
Mamaja e sulltanit asokohe akuzonte Safijen se përdorte magjira për ta mbajtur sulltan Muratin vetëm për vete, transmeton xing.al. Kjo rezultoi në burgosjen dhe torturimin e shërbëtoreve të Safijes.
Kështu Sulltan Murati u detyrua të pranojë dy konkubinat e reja që i prezantoi motra e tij. Safija nuk u bë aspak xheloze duke fituar akoma më shumë dashurinë e Sulltan Muratit i cili vazhdoi ta vlerësonte dhe të konsultohej me të mbi çështjet politike.