Nuk e do, nuk e do / Milan humb penallti ndaj Napolit

Skuadra e Milanit pati një mundësi të artë të shënonte një gol ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Sulmuesi meksikan, Santi Gimenez e pati një penallti në minutën e 69’të, shkruan Indeksonline
Por, goditjen e Gimenezit e ndali portieri i Napolit, Meret.
Kujtojmë që Napoli po fiton 2:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.