Nuk e fitoi më të parën asnjë komunë, por Kurti thotë se VV doli e para me 17 tetor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka krahasuar rezultatet e Lëvizjes Vetëvendosjes nëpër disa cikle zgjedhore.
Ndonëse nuk e ka fituar asnjë komunë pa balotazh, Kurti thotë se VV është partia e parë edhe në zgjedhjet të cilat u mbajtën dje, shkruan “Indeksonline”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në zgjedhjet parlamentare:
12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 tetor 2019 – LVV e para
14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.
Në zgjedhjet lokale:
3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 tetor 2017 – LVV e treta
17 tetor 2021 – LVV e para.
Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.