20:21 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nuk e fsheh më, Gold AG publikon fotot e para të martesës

Vetëm pak kohë më parë Gold AG u martuar me Ermira Shkodrën, por që deri vonë vendosi të mbante të fshehur identitetin e saj.

Ndonëse janë kurorëzuar kohë më parë, ata vetëm tani kanë realizuar fotosesion e martesës e që e kanë ndarë me publikun në rrjetet sociale.

 “Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet ”, ishte dedikimi që Gold AG bëri për bashkëshorten e tij.

Në fotografin e publikuar shihet Goldi në kostum elegant, ndërsa gruaja e tij në fustan të bardhë, elegante dhe plotë shkëlqim./Indeksonline/