23:39 / E Shtunë, 25 Maj 2019

Nuk e fshehin më, Arbana Osmani dedikime romantike për të dashurin

Prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie në mes të moderatores shqiptare, Arbana Osmanaj dhe regjisorit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ Eduart Grishaj.

Dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale janë të shpeshta dhe edhe sonte kur po transmetohet emisioni i fundit për këtë sezon të ‘Dua te te bëj të lumtur’ ishte Eduarti ai që bërë një dedikimi.

“Sonte ulim siparin e këtij sezoni, do rikthehemi edhe më të fortë. Arbana ti je emisioni dhe suksesi. Faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në Instagram përkrah prezantueses.

Ndërsa nuk ka munguar as komenti I Arbanës “Sa me fat jam që të kam” ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë që moderatorja ende nuk e ka konfirmuar publikisht as divorcin me ish bashkëshortin./Indeksonline/