S’e fshehin më, Arbana Osmani përkrah të dashurit në premierën e filmit “Gjyshja”
Mbrëmë në Tiranë është dhënë premiera e filmit të shkurtër “Gjyshja” me regji të Eduart Grishajt.
Në premierën e filmit morën pjesë shumë emra dhe personalitete të njohura në Shqipëri., shkruan Indeksonline.

Për ta përkrahur Grishajn ishte edhe moderatorja e njohur, Arbana Osmani me të cilën thuhet se janë në lidhje.
Arbana ka publikuar disa fotografi nga kjo premierë ku edhe ka shkëlqyer me paraqitjen në një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë i hapur te gjoksi.

Së bashku me Arbanën dhe Eduardin shihen edhe këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Kujtojmë se Grishaj është regjisor i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” i drejtuar nga Osmani.

Dyshja asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen e tyre ani pse tashmë dalin së bashku vazhdimisht./Indeksonline/