Nuk e fshehin më, çifti ndajnë puthje pasionante në publik
Thashethemet se ata kanë filluar një romancë nisën që nga publikimi I projektit të tyre të përbashkët ‘Senorita’.
Shawn Mendes dhe Camila Cabello më në fund pranuan raportin e tyre gjatë pushimeve në Miami këtë javë, transmeton Indeksonline.

Të dy këngëtarët u fotografuan duke ndarë një puthje pasionante derisa po shijonin plazhet e bukura të Miamit.

22 vjeçarja dhe 20 vjeçari nuk mund të ndaheshin nga njeri-tjetri teksa në pushime u shoqëruan edhe nga miqtë e tyre.
Dyshja e njohur janë miq prej vitesh, ata kanë bashkëpunuar edhe më parë në këngën ‘I Know What You Did Last Summer’ në vitin 2015.

Cabello u nda nga i dashuri i saj, Natthew Hussey disa ditë pas publikimit të ‘Senorita’./Indeksonline/