Nuk e fshehin më, Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Modelja e njohur Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda përfliten prej shumë kohësh se janë në lidhje.
Indeksonline ishin të parët që raportuan për romancën e tyre, ndërsa tani ata kanë vendosur të mos e mbajnë më të fshehur.
Së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, ka qenë futbollisti ai që e ka pranuar publikisht.

Futbollisti ditë më parë festoi ditëlindje, e që këtë herë nuk e ka festuar vetëm, ai pranoi se pranë tij ishte e dashura.
“Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, tha Grezda.
Torta që publikuan të dy për ditëlindjen e tij, ishte bërë nga e dashura e futbollistit, modelja Oriola Marashi./Indeksonline/