Nuk e ftuan asnjë koleg në dasmë, flet vajza e Afërdita Demakut

Një sezon me shumë punë. Për më tepër, me gëzim të madh familjar që bëri këngëtaren Afërdita Demaku dhe familjen e saj, më të komentuar se çdo herë tjetër.
Përkundër se vetë gjithmonë kanë zgjedhur punën mbi zhurmën, pavarësisht se nuk e kanë synuar kurrë aq shumë vëmendjen.
Për gjithçka mbi të rejat, karrierën e planet, Prive By Liberta Spahiut Afërdita dhe Dona nuk i thanë jo.
Këngëtaret na hapën dyert e shtëpisë, për një bisedë shumë të këndshme e përtej filtrave, me mikpritjen tipike të një familjeje me vlera shqiptare.
Për këtë intervistë, na është dashur të presim pak marrë shkas nga sezona e ngjeshur, ku Afërdita po rrugëton tashmë me dy fëmijët e saj.
Krahas projekteve, gjëja më e komentuar nga familja ishte dasma e Donës këtë verë. Në fakt, e tillë u bë përkundër mungesës së mediave e mbi të gjitha, të personave të famshëm në të.
Detajet ua sjell materiali i mëposhtëm.