75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Nuk e ka ndërmend të ndalet, David Luiz nënshkruan për këtë klub brazilian

David Luiz ka gjetur klubin e ri pas largimit të tij nga Flamengo.

37-vjeçari, do të qëndrojë në Brazil ku ju bashkua Fortalezës, skuadër e cila bën pjesë në “Serie A” të Brazilit.

David Luiz, do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Të gjithë e njohim David Luizin, për karrierën e tij te skuadrat e mëdha si Chelsea, Arsenali, PSG si dhe së fundi te Flamengo.

Ai kishte arritur të fitonte shumë tituj të rëndësishëm, mes tyre Ligën e Kampionëve dhe Copa Libertadores./IndeksOnline/