75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Nuk e kemi fituar titullin, janë edhe 45 pikë në lojë”

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është munduar që të mbajë me këmbë në tokë futbollistët pas fitores 2-0 ndaj Lirisë në Prizren.

Kastriot Rexha shënoi dy gola për të arritur në kuotën e 9-të golave në Superligë.

“Ne duhet të vazhdojmë më këtë mentalitet dhe të shikojmë punën tonë. Nuk e kemi fituar titullin. Janë edhe 45 pikë në lojë” deklaroi pas ndeshjes trajneri shqiptar nga Maqedonia.

Feronikeli tani është lider në Superligë me 42 pikë, 2 më tepër se Prishtina. /Indeksonline/