75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Nuk e kishte pastruar automjetin në vendpunishte, gjobitet me 800 euro

Pastrimi i automjeteve në hyrje -dalje të vendpunishteve të ndryshme është e obliguar. E në momentin që kjo nuk ndodh, përveç që ndotet ambienti, kjo mund tu kushtoj edhe me gjobë personave që ngasin ato.

Një situatë e tillë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet ku një person është dënuar me 800 euro gjobë për ndotje të ambientit.

Kjo nuk mjafton, meqë i njëjti duhet ta bëj edhe pastrimin e rrugës, aty ku ka shkaktuar ndotje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.