75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

“Nuk e kuptoj çfarë po bën”, tifozët e Chelseat kritikojnë Armando Brojën pas 45 minutave të para

Skuadra e Chelseat është duke luajtur ndeshjen e Kupës FA ndaj Preston dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0 me 0.

Në rrjetet sociale tifozët “blue” janë duke kritikuar shumë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan Indeksonline

“Nuk di të luaj”
“Çfarë po bën?”
“Duhet të largohet nga Chelsea”

E shumë komente tjera në drejtim të sulmuesit shqiptar pas vetëm 45 minuta lojë në “Stamford Bridge”. Kujtojmë që Broja është sulmuesi kryesor te Chelsea momentalisht, pasi Nicolas Jackson ka shkuar të luaj me Kombëtaren e Senegalit./Indeksonline/