Nuk e kupton gjuhën spanjolle, Azpilicueta i qëndron afër mesfushorit anglez për t’i përkthyer

Conor Gallagher është transferimi më i ri i Atletico Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori i Kombëtares së Anglisë është transferuar te klubi spanjoll dhe tashmë ka filluar seancat stërvitore nën urdhërat e trajnerit, Diego Simeone, shkruan Indeksonline
Ajo që është vërejtur gjatë ushtrimeve të para të lojtarit anglez është fakti që ish-bashkëlojtari i tij te Chelsea, Cesar Azpilicueta po i qëndronte afër gjatë gjithë kohës.
Kjo për shkak se lojtari anglez nuk e di gjuhën spanjolle dhe i duhej dikush që t’i përkthente instruksionet e trajnerit nga Argjentina./Indeksonline/
🚨🇪🇸🏴 César Azpilicueta doesn’t leave Conor Gallagher alone at training. He translates all the instructions for the exercises to him. ❤️🤍@mundodeportivopic.twitter.com/Y2vwLbdCM6
— Atletico Universe (@atletiuniverse) August 21, 2024