75 Mall Live Search
22:46 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nuk e la me “marrë frymë” Neymarin, zviceranet e zgjedhin si momentin e dekadës

Zviceranët do ta mbajnë mend gjatë ndeshjen e Kupës së Botës kundër Brazilit.

Më shumë se barazimi që morën, në mendje iu ka mbetur përformanca e jashtëzakonshme e Valon Behramit.

Ylli shqiptar e la në hije njërin nga futbollistët më të mirë në Botë, Neymarin.

Sulmuesi i PSG humbi të gjitha duelet me Behramin dhe gazeta “Blick” e konsideron si paraqitjen e dekadës.

“Rishikimi Kombëtar i një Dekade. Në ndeshjen e parë të grupeve të Kupës së Botës në Rusi, Zvicra luajti baraz 1-1 kundër Brazilit. Në duelin privat mes Valon Behramit dhe Neymar, luftëtari ynë përfundimisht ka avantazh!”, ka shkruar “Blick”. /IndeksOnline/