18:17 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nuk e lajmëron vdekjen e nënës, jeton me trupin e saj për gati një vit

Trupi i mumifikuar i një britanike është zbuluar në shtëpinë e saj, me  të cilën jetoi vajza e saj për gati një vit pasi ajo vdiq.

Policia ka nisur një hetim pasi zbuloi një trup të vdekur nën dyshek, në pronën pranë Marabella, pas ankesave të fqinjëve se vinte erë e keqe.

71 vjeçarja e cila është emëruar si Valerie Butroid, besohet të ketë vdekur më 12 mars të vitit të kaluar- një ditë pas Ditës së Nënës në Britani të Madhe.

Vajza e 71 vjeçares së vdekur

Ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dhunës në trupin e saj dhe kanë thënë se besojnë se ajo vdqi nga shkaqet natyrore.

Por zyrtarët e Gardës Civile po përpiqen të hetojnë se përse të afërmit e gruas nuk kanë raportuar për vdekjen e saj dhe e kanë mbajtur trupin e saj të fshehur në shtëpinë e tyre.

Fqinjët thanë se zonja Butroid jetonte me vajzën e saj Louise e cila kishte një vajzë të moshës 15 vjeçare, e cila e vizitoi herë pas here./Indeksonline/