13:47 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nuk e lë çantën vetëm, hyn së bashku me të në skaner sigurie (Foto)

A jeni shqetësuar ndonjëherë që mund të ju vidhet çanta ku ajo kalon nëpër kontroll sigurie?

Një pasagjere në Kinë e bëri këtë.

Ajo frikësohej se po ta fuste çantën në skaner do i humbiste, për këtë arsye ajo këmbënguli të futej në aparatin e rrezeve X së bashku me çantën e saj në një stacion treni.

Stafi i sigurisë ishte i tronditur për të parë siluetën e një gruaje përderisa ata monitoronin ekranet me rrezet X.

Një imazh i rrezeve X tregojnë gruan në Kinë të gjunjëzuar mbi rripin e skanerit.

Incidenti ndodhi kur miliona kinez udhëtojnë për në shtëpi e tyre për të festuar Vitin e Ri hënor, i cili mbahet më 16 shkurt./Indeksonline/