75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 21 Qershor 2024 / Gj. Sh

Nuk e lejoi UEFA, Mbappe me maskë të re

Kylian Mbappe pritet të futet në fushë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Holandë-Francë.

Futbollisti i Real Madridit theu hundën në ndeshjen kundër Austrisë dhe trajneri Didier Deschamps nuk deshi të rrezikonte më shumë, shkruan IndeksOnline.

Federata Franceze kishte njoftuar se Mbappe në ndeshjet në vazhdim do të luaj me maskë, derisa gjatë stërvitjes në ditën e enjete është shfaqur me një maskë me ngjyrat e flamurit Francez.

Por për shkak të një rregulli të UEFA-s i cili nuk thotë se pajisjet mjekësore të veshura në fushë duhet të jenë të thjeshta, dhe nuk duhet të përmbajnë identifikimin e ekipit ose prodhuesit, Mbappe u detyrua ta ndryshonte maskën.

Maska e tij e re është e thjeshtë me ngjyrë të zezë dhe mban shkrimin ”Mbappe”./IndeksOnline/