‘Nuk e l’shojmë vendlindjen’ publikohet nga Mahmut Ferati
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Mahmut Ferati ka publikuar projektin më të ri.
Kënga e re mban titullin ‘Nuk e l’shojmë vendlindjen’ dhe ka ardhur së bashku me videoklip, shkruan Indeksonline.
Për tekstin e këngës është përkujdesur vet Mahmuti, për orkestrimin Ethnomusic ndërsa klipi u punua nga ‘RedMediaKS’.
Projekti i ri nga Mahmut Ferati tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në Youtube dhe sigurisht pritet të pëlqehet nga adhuruesit e këngëtarit./Indeksonline/