75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / G T

Nuk e mori në Euro-n 2024 shkaku i fizikut, Hummelsi flet për herë të parë: Jam ndër mbrojtësit më të mirë!

Julian Nagelsmann ditë më parë publikoi listën e futbollistëve për Euro 2024, por u diskutua shumë mos-prezenca e mbrojtësit të Dortmundit, Mats Hummels.

Pikërisht lojtari i Borussia Dortmundit ka folur për herë të parë pasi u la jashtë listës për gazetën gjermane “Bild.de”, shkruan Indeksonline

Hummelsi e kuptoi arsyen pse Nagelsmanni nuk e mori në Euro-n 2024 dhe ajo është shkaku i fizikut.

“Vetëm dy minuta bisedova me trajnerin dhe e kuptova që s’do jem aty. Arsyeja ishte gjendja ime fizike, që ishte një goditje për mua. Sepse vërtetë mendoj se jam një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Gjermani”, u shpreh Hummelsi

Kujtojmë se mbrojtësi gjerman do të luajë ndaj Real Madridit gjatë këtij vikendi (e shtunë) finalen e madhe të UEFA Champions League./Indeksonline/