13:38 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nuk e ndalë as pandemia, Tayna e “kall” atmosferën në Luzern

Tayna mbrëmë mbajti një koncert në Zvicër, saktësisht në Luzern, ku u pa një numër i madh fansash të cilët u argëtuan me muzikën e saj.

Atmosfera ishte mjaft e ‘zjarrtë’ dhe publiku po i shijonte në maksimum hitet e Taynës.

Prania ishte e madhe e publikut në klubin e natës në Zvicër, për të dëgjuar këngët e Taynës, edhe pse pandemia ka ndikuar që në shumë vende këto ndeja të mos mbahen.

Tayna është një nga këngëtaret e vetme e cila ka mbajtur një koncert në Evropë.

Kujtojmë që në Kosovë tash e sa muaj nuk është lejuar asnjë ndejë e tillë, derisa pritet që me 1 korrik të lehtësohen disa masa, por nuk dihet saktë se a do të lejohen edhe mbajtja e koncerteve nëpër klubet e natës. /IndeksOnline/