15:56 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk e pagoi dënim prej 10 funtesh, klubi anglez përjashtohet nga FA Cup

Skuadra amatore, Litherland Remyca është përjashtuar nga FA Cup për shkak të një dënimi prej 10 funtesh.

Klubi nga Marseyside ftoi një lojtar të pezulluar në fitoren, 4-2 ndaj Charnock Richard në raundin para-kualifikues më 11 gusht.

Lojtari ishte i pezulluar me një ndeshje mos-lojë për shkak të një dënimi ”administrativ” në klubin e tij paraprak, transmeton IndeksOnline.

Litherland thotë se kjo është një ”goditje masive me ndërlikime të shumta”.

”Dënimi për problemin në fjalë është i mjaftueshëm, por duhet të ngritemi nga kjo”.

”Kemi mësuar shumë nga kjo përvojë dhe do të rikthehemi më të fortë”.

Kështu, Charnock rikthehet në kompeticion dhe do të përballet me Leek Town në raundin preliminar më 4 shtator.

Litherland garon në Ligën e Veriut në Angli./IndeksOnline/

Image result for litherland fa cup

Temat: