12:33 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Nuk e përdorë fotoshopin, kështu duket në të vërtetë trupi i Kylie Jenner

Kylie Jenner postoi një foto me bikini, por ndryshe nga herët e tjera nuk zgjodhi të intervenoj me fotoshop.

Në foto shihen qartë strijat në gjoksin e saj. Shumë gra dhe vajza kanë strija në gjoks dhe s’ka asgjë të çuditshme, por falë standardeve të pamundura të bukurisë, shumë njerëz e kanë problem t’i tregojnë.

Duke marrë parasysh influencën e madhe që Kylie ka, njerëzit janë frymëzuar nga kjo foto. Komentet në rrjet ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht ky gjest nga ana e Kylie-t u vlerësua.

Motrat Kardashian-Jenner njihen për përdorimin e fotoshopit, ndonjëherë të tepruar dhe herë të tjera edhe të dështuar, kështu që një foto si kjo e Kylie-t është e rrallë.

Kylie e ka pranuar edhe më parë se pas lindjes i janë formuar strija në gjoks, por nuk ia kishim parë asnjëherë.