Nuk e pranonte çmimin “lojtari i ndeshjes”, Dembele detyrohet nga UEFA për një foto

Skuadra e Paris Saint-Germain siguroi kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Aston Villan.
Mbrëmë ekipi anglez e mposhti 3:2 PSG-në, por kjo e fundit falë fitores në shtëpi arriti të kalonte tutje, shkruan Indeksonline
Pas përfundimit të ndeshjes, UEFA e zgjodhi Ousmane Dembelen si “lojtari i ndeshjes”, por ky i fundit nuk e pranonte këtë çmim.
Madje u fut në zhveshtore pa e marr këtë çmim individual, duke bërë me gjeste që nuk ishte ai që e meritoi.
Megjithatë, rregulli është rregull – UEFA e detyroi lojtarin francez të bënte një foto me çmimin “futbollisti i ndeshjes”./Indeksonline/