“Nuk e prisja” – Kjo banore u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania 5
Mbrëmjen e kaluar (e shtunë), aventura e Lornës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka marrë fund.
Banorja u eliminua pas televotimit, ku ishte në nominim së bashku me Selin, Mirin, Keijsin dhe Inën, një nominim i krijuar si rezultat i zinxhirit të shpëtimit.
Lorna ishte pjesë e këtij edicioni që nga Prime i parë, por nuk arriti të vijonte rrugëtimin e saj deri në finalen e spektaklit.

Pas daljes nga shtëpia, gjatë fjalës së saj në studio, ajo reagoi e surprizuar nga vendimi i publikut, duke thënë: “Nuk e prisja. Por publiku do më shumë të shoh lojën në çift si Ina-Keijsi se loja tek”.

