“Nuk e prisja Kroacinë kaq të dobët”, ish-futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku: Duhet të kishim fituar

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 2:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Këtë super ndeshje e komentoi edhe ish-lojtari “kuqezi”, Armando Sadiku, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste për Klan HD, Sadiku tha se Shqipëria është dashur të fitonte ndeshjen, kjo për shkak të paraqitjes së dobët të kundërshtarit të saj, Kroacisë.
“Unë personalisht nuk e prisja që Kroacia të ishin kaq dobët, nuk ishte dobët sepse ne u vendosëm shumë mirë në fushën e lojës. Mendoja se ata mund të ishin më shumë agresivë, të krijonin më shumë raste. Ishin me të vërtet dobët. Ne duhet të kishim fituar këtë ndeshje duhet të kishim përfituar nga dobësia që tregoi Kroacia”, u shpreh Sadiku
Me këtë barazim, Shqipëria e Sylvinhos mbeti ende në garë për të siguruar kualifikimin në raundin, eliminim-direkt në Euro 2024, por i duhet një rezultat pozitiv ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit./Indeksonline/