14:54 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk e priti Ushtrinë, varroset sot pjesëtari i FSK-së

Sot në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi Ushtrinë, u varros një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Sinani i cili ishte pjesëtar i FSK-së vdiq dje në orët e para të mëngjesit, raporton Indeksonline.

Sinani ishte kapter i FSK-së, e megjithëse ndër vite i ka shërbyer atdheut, nuk arriti dot të mirëpres momentin e transformimit të FSK-së në Ushtri. /Indeksonline/