Nuk e vazhdoi kontratën me Vllazninë, Geralb Smajli afër marrëveshjes me Ballkanin

Futbollisti shqiptar, Geralb Smajli është afër marrëveshjes me kampionin e Superligës së Kosovës, Ballkani FC.
Faqja e njohur në rrjetet sociale që simpatizon klubin shqiptar “T’du Vllazni” shkruan se Smajli pritet të nënshkruaj kontratë me klubin kosovar, shkruan Indeksonline
Përmendet një shifër prej 100 mijë euro, por kjo nuk ndodh – për shkak se lojtari mbetët pa kontratë në fund të këtij muaji.
22-vjeçari shihet si zëvendësues ideal i Armend Thaqit, i cili u largua drejt futbollit rumun, te skuadra e CFR Clujit.
Vlera e lojtarit shqiptar sipas sajtit “Trasnfermarkt” shkon deri në 350 mijë euro./Indeksonline/
