19:57 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / MSH

“Nuk e vrau varka, por shteti”, Stresi bëhet pjesë e protestës për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

Sonte ka nisur protesta me moton: “Nuk e vrau varka, por shteti” para Ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qindra qytetarë janë bërë pjesë e protestës, me pankarta në duar dhe thirrje për drejtësi.

Mes tyre është vënë re dhe reperi i njohur Stresi, i cili më herët ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, duke u shprehur se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duhet të japin dorëheqjen.