75 Mall Live Search
20:04 / E Diele, 24 Gusht 2025 / G T

Nuk është as në stol, rriten gjasat për kalimin e Ermal Krasniqit te Legia

Skuadra e Sparta Pragës është duke luajtur ndaj Dukla Prague në raundin e gjashtë në elitën e futbollit çek.

Në 11-she, e as në stol nuk figuron emri i Ermal Krasniqit, shkruan Indeksonline

Për këtë arsye rritën gjasat që Krasniqi të transferohet te Legia e Polonisë.

Raportohet se tashmë futbollisti ka arritur marrëveshje me klubin polak në formë huazimi.

Kujtojmë që te Sparta e Pragës tashmë ka mbetur vetëm Albion Rrahmani nga shqiptarët, pasi gjatë afatit u larguan edhe dyshja: Qazim Laci dhe Indrit Tuci./Indeksonline/