75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

‘’Nuk është asgjë’’ Selena Gomez flet për herë të parë për fotot e bujshme me Hailey Bieber

Konsideroheshin si rivale të përjetshme dhe askush nuk e kishte imagjinuar se do t’i shihnim së bashku madje të përqafuara.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber shkaktuan bujë të madhe me fotot e tyre së bashku duke befasuar aq shumë sa fillimisht ishin të shumtë ata që dyshonin në vërtetësinë e tyre.

Pasi këto foto pushtuan rrjetin dhe vazhdojnë të komentohen akoma, Selena ka folur për herë të parë rreth tyre duke i konsideruar si diçka jo të jashtëzakonshme.

“Po, nuk është ndonjë gjë e madhe! Madje, nuk është asgjë,” -tha Selena në një intervistë për Vulture.

Fotot erdhën disa javë pasi Bieber u shfaq në podkastin “Call Her Daddy” dhe mohoi thashethemet se ajo “e vodhi” Justin Bieber nga Gomez, me të cilën ai sapo ishte ndarë asokohe. Në podkast, Hailey tha se ajo dhe Selena madje folën me njëra-tjetrën pas dasmës dhe nuk kishte asnjë dramë mes tyre.