16:53 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Nuk është Barcelona por Drita, dominim total kundër Flamurtarit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dritës dhe Flamurtarit me rezultat 1:0 në të mirë të skuadrës nga Gjilani. Golin e shënoi Fazliu në minutën e 26-të.

Drita për 45 minuta zhvilloi një super ndeshje, duke dominuar totalisht ekipin nga Prishtina, transmeton Indeksonline.

Përkundër se u shënua vetëm një gol, Drita e pati në kontrollë ndeshjen gjatë tërë kohës.

Nëse vazhdon me këtë ritëm edhe në pjesën e dytë, skuadra nga Gjilani do të dal fituese pa problem.

Kurse në anën tjetër, Flamurtari duhet të ndryshoi strategji ndryshe duhet të pajtohet me humbjen./Indeksonline/